22-vjeçari denoncon sulm seksual në parkun e Arbërisë në Prishtinë
Një 22-vjeçar ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së enjtes në parkun e Arbërisë në Prishtinë, pranë fushës së “2 Korrikut”. Rasti është denoncuar pas një ngjarjeje të cilën ai e ka përshkruar në dëshminë e tij.
Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa ai ishte duke ecur në shtegun e parkut. Në rrëfimin e tij për rastin, ai ka dhënë edhe detaje për vendin dhe rrethanat në të cilat, sipas tij, ka ndodhur sulmi.
22-vjeçari ka deklaruar se i dyshuari e ka ftuar të shkonte në një pjesë të pandriçuar të parkut, duke i thënë: “Sa e ki të m**h?” dhe “Hajde him pak qaty në terr”. Rasti është paraqitur në Polici.