Foto: Dyshohet se 31-vjeçari tentoi t’i japë fund jetës në Parkun e Lirisë në Ferizaj; policia e parandaloi

Dyshohet se 31-vjeçari tentoi t’i japë fund jetës në Parkun e Lirisë në Ferizaj; policia e parandaloi

Sipas njoftimit paraprak, mbrëmjen e së enjtes rreth orës 18:35 dyshohet se një 31-vjeçar ka thirrur numrin emergjent 192 dhe ka njoftuar se ndodhej në hapësirat pyjore të Parkut të Lirisë në Ferizaj. Njësitë policore dhe ekipet reaguese u angazhuan menjëherë, lokalizuan personin dhe parandaluan tragjedinë.

Gjatë ndërhyrjes, policia i ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishekë. Në vendngjarje dolën hetuesit rajonalë dhe njësia e forenzikës. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, i riu është intervistuar nga hetuesit.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në shtëpi, ndërsa lidhur me tentim-vetëvrasjen është përpiluar akt zyrtar. Për armën që kishte në posedim është inicuar procedurë penale.