E rëndë në Bolonjë, 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit
Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar gjatë uljes së një avioni në aeroportin “Marconi” të Bolonjës. Avioni, që vinte nga Tirana, u ul pak pas mesnatës.
Sipas raportimeve, i moshuari udhëtonte me familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore. Raportohet se gjatë uljes ai dyshohet se pësoi një arrest kardiak; ekipet e urgjencës 118, të njoftuara paraprakisht, intervenuan por nuk arritën ta shpëtonin.
Në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit, ndërsa pasagjerët vijuan procedurat e zbritjes. Më shumë detaje rreth rrethanave priten nga autoritetet lokale.