Foto: Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik; pranoi përfshirjen në disa vjedhje

Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik; pranoi përfshirjen në disa vjedhje

Policia e Kosovës njofton se një 21-vjeçar me inicialet I.R. u arrestua në Kaçanik si i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas Policisë, më 05.08.2026 u raportuan dy raste: vjedhje e rëndë dhe vjedhje e rëndë në tentativë, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Policia thotë se, pas veprimeve hetimore, analizës së provave materiale dhe punës operative në terren, hetuesit identifikuan dhe shoqëruan për intervistim personin e dyshuar. Sipas njoftimit, i dyshuari pranoi përfshirjen në dy rastet e raportuara më 05.08.2026, si dhe në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë të raportuar më 08.07.2026.

Të gjitha veprimet policore u ndërmorën në konsultim me prokurorin e shtetit dhe, pas përfundimit të procedurave ligjore të nevojshme, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.