Prince Caffe në Pejë prodhon kafe për brendin kroat Franck
Në fabrikën e Prince Caffe në Pejë prodhohet kafe për brendin kroat Franck, e destinuar për tregun e Kroacisë.
Para nisjes së prodhimit, kompania i është nënshtruar një auditimi treditor nga ekipi i cilësisë së Franck dhe e ka kaluar me sukses.
Procesi i prodhimit përfshin përzgjedhjen e lëndës së parë, testimet laboratorike, pjekjen, bluarjen dhe ambalazhimin final.
Për çdo ngarkesë kryhen analiza të brendshme dhe të jashtme, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, për t’u siguruar që produkti plotëson standardet e kërkuara; më pas ai ambalazhohet sipas specifikave të partnerit dhe dërgohet për eksport në Kroaci.
Bashkëpunimi me Franck vazhdon: aktualisht Prince Caffe po punon për produktin ‘Strong’ në bashkëpunim me departamentin Research and Development, ku po zhvillohen receta të reja.