Foto: Shawn Mendes zyrtarizon lidhjen me Bruna Marquezine me një dedikim në Instagram

Shawn Mendes zyrtarizon lidhjen me Bruna Marquezine me një dedikim në Instagram

Shawn Mendes e bëri publike lidhjen e tij me Bruna Marquezine përmes një postimi në Instagram.

Më 4 gusht ai publikoi një dedikim emocional për 31-vjetorin e saj; mbishkrimi nisi me “Gëzuar ditëlindjen, zemra ime”.

Postimi përfshinte video të tyre që shfaqnin momente së bashku në Casa Amarela Providência, në Rio de Janeiro.

Ai mbahet mend nga publiku kosovar, pasi ishte headliner në festivalin Sunny Hill vitin e kaluar.

Bruna Marquezine ka qenë më parë në një marrëdhënie me Neymar Jr gjatë viteve 2013-2018. Raportohet se dyshja u përfolën për herë të parë si çift në dhjetor të kaluar dhe se gjatë tetë muajve të mëpasshëm janë fotografuar së bashku në Shtetet e Bashkuara dhe në Brazil.