Foto: Kaja Kallas: sulmi në Kryvyi Rih është 'terror i planifikuar', kërkohen sanksione

Kaja Kallas: sulmi në Kryvyi Rih është ‘terror i planifikuar’, kërkohen sanksione

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka dënuar sulmin rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 130 të tjerë.

Përmes një reagimi në X, Kallas e cilësoi sulmin si “terror të planifikuar” dhe akuzoi Rusinë se “synon t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme”.

Ajo njoftoi gjithashtu se po propozon paketën më gjithëpërfshirëse të sanksioneve ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës dhe tha se presioni duhet të intensifikohet derisa Moska t’i japë fund luftës; ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së vendeve të BE-së do të diskutojnë zgjerimin e mbështetjes.