Moti ekstrem godet Evropën, zjarr i madh pranë Trebinjës dhe evakuime
Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre. Ekipet emergjente po vazhdojnë ndërhyrjet në disa vende.
Situata paraqitet veçanërisht e rëndë në zonën kufitare mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku një zjarr i madh ka shpërthyer pranë Trebinjës. Për shkak të flakëve, autoritetet boshnjake kanë mbyllur rrugën kryesore që lidh Trebinjën me Dubrovnikun.
Disa fshatra pranë Ivanicës janë evakuuar, ndërsa zjarri është përhapur në një zonë me diametër mbi 16 kilometra. Temperaturat e larta, erërat e forta dhe mungesa e reshjeve po e vështirësojnë punën e zjarrfikësve.
Gjendje e rënduar është raportuar edhe në Tarragona të Spanjës, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë 11 persona të lënduar. Qarkullimi është ndërprerë në disa rrugë dhe linja hekurudhore.