Foto: Miri: Si ndryshoi jeta e familjes së tij pas Big Brother

Miri: Si ndryshoi jeta e familjes së tij pas Big Brother

Miri, ish-banor i edicionit Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë format në jetën e familjes.

Ai tha se pas daljes nga emisioni “situata nuk është e njëjtë” dhe se “gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”.

Miri tregoi gjithashtu se vëmendja e publikut tashmë nuk është e përqendruar vetëm tek ai, por drejtohet edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi së bashku, gjë që e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.

Si pjesë e grupit ‘West Side Family’ në këtë edicion, Miri u rendit finalisti i dytë; çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi Selin.