Michael Murphy përmend mundësinë që Bosnja ta njohë Kosovën
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka përmendur mundësinë që Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës të propozojë njohjen e Kosovës.
Murphy e përmendi këtë skenar teksa reagoi ndaj një shkrimi të autorit izraelit Jose Lev Alvarez, i cili kërkon nga administrata e Donald Trumpit njohjen e pavarësisë së Republika Srpskas.
Shkrimi, me titullin “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: Pse Donald Trump duhet ta njohë Republikën Serbe të pavarur”, u bë pjesë e debatit pas reagimit të ish-diplomatit amerikan.
Sipas përmbajtjes së reagimit, Murphy e cilësoi artikullin si jashtëzakonisht ekstrem dhe pretendoi se ai hyn në kuadër të përpjekjeve për ta ndryshuar narrativën rreth Bosnjë dhe Hercegovinës në Washington.