Foto: Konjufca: Ka gjasa të mëdha për marrëveshje për presidentin

Konjufca: Ka gjasa të mëdha për marrëveshje për presidentin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ekziston një probabilitet goxha i madh që të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Sipas Konjufcës, takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet përmes propozimit të emrave konkretë për president.

Ai ka thënë se Vetëvendosje tashmë i ka emrat e saj për këtë pozitë, por nuk ka bërë të ditur se për cilët persona bëhet fjalë.

Konjufca e ka paraqitur takimin e ardhshëm si një mundësi të re për arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se Kurti është i gatshëm për këtë proces.