Hoti: Bllokimi i institucioneve ka një adresë, Kurtin dhe Vetëvendosjen
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar situatën politike dhe mosfunksionimin e institucioneve të Kosovës, duke e lidhur bllokimin institucional me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Hoti ka thënë se me përmbylljen e muajit gusht, 120 deputetët e betuar të Kuvendit pritet t’i marrin pagat e tyre, ndonëse, sipas tij, nuk kanë kryer punën për të cilën janë zgjedhur.
“120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës pritet t’i marrin rrogat e tyre pa punuar absolutisht asgjë”, ka shkruar Hoti, duke e cilësuar situatën si pasojë të mosfunksionimit të institucioneve.