Foto: Arsenal armësh në një shtëpi në Prishtinë, ndalohet 72-vjeçari

Arsenal armësh në një shtëpi në Prishtinë, ndalohet 72-vjeçari

Një bastisje e Policisë në një shtëpi në Prishtinë ka zbuluar një arsenal armësh dhe qindra fishekë, ndërsa për rastin është ndaluar për 48 orë një 72-vjeçar.

Kontrolli është kryer pas pranimit të informacionit se në shtëpi mbaheshin armë zjarri. Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej gjashtë pistoleta të llojeve të ndryshme, një pushkë automatike dhe 304 fishekë.

Personi i arrestuar është identifikuar si Mustafa Vitija, 72 vjeç. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.