Dhuna në familje në Mitrovicë, gruaja përfundon në strehimore
Një rast i dhunës brenda familjes është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik. Pas rastit, ajo ka përfunduar në strehimore.
Sipas denoncimit, bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar dhe e ka tërhequr për flokësh. Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 23:00, në rrugën “Tish Daia”.
I dyshuari në këtë rast është identifikuar me inicialet B.H. Rasti është trajtuar si dhunë brenda familjes, ndërsa gruaja është dërguar në strehimore pas rrethanave të krijuara.