Prokuroria konfirmon rastin e dyshuar të dhunimit në Burgun e Dubravës
Një rast i dyshuar i dhunimit seksual është konfirmuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Istog. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur brenda Burgut të Dubravës dhe përfshin një burrë si viktimë të dyshuar.
Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre persona. Më pas, sipas deklarimit të tij, dyshohet se është dhunuar seksualisht.
Prokuroria e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se ngjarja lidhet me tre persona. Rasti po trajtohet në kuadër të veprës penale të dhunimit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.