Shtatë të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Malishevë, jashtë rrezikut
Shtatë persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në fshatin Kijevë të Malishevës, në rrugën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka përfshirë tri vetura dhe se si pasojë janë lënduar shtatë persona.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Pejë-Prishtinë, në fshatin Kijevë të Malishevës. Deri tani, ky është informacioni i konfirmuar për pasojat e aksidentit.