Foto: Raportohet se vdes Ratko Mladiqi, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë

Raportohet se vdes Ratko Mladiqi, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë

Ratko Mladiqi, i dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raportohet se ka vdekur në moshën 85-vjeçare, në qelinë e burgut në Hagë.

Mladiqi, i njohur si një nga figurat kryesore ushtarake të luftës në Bosnje, u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e popullsisë civile, shfarosjen, vrasjet, dëbimin, aktet çnjerëzore, terrorizmin dhe sulmet e paligjshme në Sarajevë. Raportimi për vdekjen e tij është publikuar fillimisht nga mediat serbe.