Foto: Paratë për librat janë transferuar, ja sa përfiton secila klasë

Paratë për librat janë transferuar, ja sa përfiton secila klasë

Paratë për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1-9 janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë përfitues, para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar edhe Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027. Mjetet janë ekzekutuar pas përfundimit të aplikimit dhe verifikimit të prindërve përmes platformës eKosova.

Subvencionimi për tekstet shkollore në gjuhën shqipe është përcaktuar sipas klasës. Nxënësit e klasave të para dhe të dyta përfitojnë nga 60 euro, ata të klasës së tretë 65 euro, ndërsa për klasën e katërt janë ndarë 70 euro.

Për nxënësit e klasës së pestë subvencionimi është 80 euro. Klasat e gjashta dhe të shtata përfitojnë nga 90 euro, ndërsa nxënësit e klasave të teta dhe të nënta nga 100 euro. Procesi i aplikimit kishte nisur më 27 korrik në eKosova, ndërsa aplikimet ishin verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në shkolla.