Foto: Babai i viktimës në Gllogjan reagon pas lirimit të të akuzuarve

Babai i viktimës në Gllogjan reagon pas lirimit të të akuzuarve

Florim Mustafaj, babai i 17-vjeçares Genta Mustafaj, e vrarë në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ka shprehur zhgënjimin e tij me drejtësinë pas lirimit të të akuzuarve në këtë rast.

“Shteti s’po bën kurgjo, po lirohen të akuzuarit, tash na po dalim nëpër qytet, po vritemi, po i mbajmë nga 5 vjet burg e kurgjo”, ka thënë Mustafaj.

Ai ka deklaruar se familjarët e viktimave kanë përjetuar dhimbje dhe kanë pritur që rasti të zbardhet. Sipas tij, nëse personat e akuzuar nuk janë përgjegjës për vrasjen, institucionet duhet t’i gjejnë autorët e vërtetë. Familja, ka thënë Mustafaj, vazhdon të kërkojë drejtësi për Gentën.