Foto: Nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Në Prishtinë do të mbahet nesër protestë kundër vrasjes së grave, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protesta do të zhvillohet me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrësit do të kërkojnë reagim më të fuqishëm institucional dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Organizatorët kërkojnë që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të trajtohen si çështje urgjente, si dhe të merren masa për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të reja.