Drita eliminohet pas penalltive, Kosova mbetet pa skuadër në Evropë
Drita është eliminuar nga garat evropiane, pasi Inter Escaldes nga Andorra e mposhti pas gjuajtjes së penalltive. Me këtë rezultat, Kosova mbetet pa asnjë skuadër në garat evropiane.
Ndeshja përfundoi 0:0 pas 120 minutash lojë dhe fituesi u përcaktua nga penalltitë. Inter Escaldes shënoi katër herë, ndërsa Drita realizoi vetëm dy nga gjuajtjet e saj.
Te Drita penalltitë i humbën Abazaj dhe Jashari, kurse te skuadra nga Andorra gaboi vetëm Arellano. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, kishte përfunduar 2:2, ndërsa Drita nuk arriti ta sigurojë fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.