Hetim për vdekjen e Ratko Mladiqit në burg, verifikimet nisin në Hagë
Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së Ratko Mladiqit, i cili ndërroi jetë në burg në moshën 84-vjeçare. Njoftimi është bërë nga Gjykata në Hagë, e cila ka bërë të ditur se verifikimet janë urdhëruar nga gjyqtari i saj më i lartë.
Hetimi synon të shqyrtojë rrethanat që lidhen me vdekjen e Mladiqit gjatë qëndrimit të tij në burg. Ai ishte dënuar për krime lufte dhe njihej si ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.
Në maj, gjykata kishte rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij. Tash, autoritetet holandeze do të verifikojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa Gjykata në Hagë ka konfirmuar nisjen e procedurës me urdhër të gjyqtarit më të lartë.