Foto: Paris Hilton rrëfen traumën: “Krijova një personazh për të mbrojtur veten”

Paris Hilton rrëfen traumën: “Krijova një personazh për të mbrojtur veten”

Paris Hilton thotë se e përjetoi famën e saj të hershme si një traumë dhe se, për t’u mbrojtur, “krijova një personazh”, tha ajo në një intervistë të fundit.

Hilton tha se të jetuarit nën vëzhgimin e vazhdueshëm të publikut pati pasojat e veta; ajo pranon se ende i vjen e vështirë t’u besojë njerëzve.

Ajo shtoi se ka mësuar të njohë qëllimet e të tjerëve dhe të vlerësojë nëse janë njerëz të mirë, si dhe të mos e marrë jetën shumë seriozisht.

Si rezultat, Hilton thotë se ka mësuar të jetë e lumtur me atë që ka dhe të mos i japë shumë rëndësi asaj që thonë të tjerët, një qasje që, sipas saj, e ka ndihmuar të ecë përpara.