Foto: Fero publikon InstaStory me ‘Malli’ të Rovena-s dhe mbishkrimin ‘Na myti dashnia’

Fero publikon InstaStory me ‘Malli’ të Rovena-s dhe mbishkrimin ‘Na myti dashnia’

Reperi Fero ka publikuar në InstaStory një video të regjistruar brenda veturës, në të cilën në sfond dëgjohej kënga “Malli” e këngëtares Rovena.

Mbi videon ai vendosi mbishkrimin “Na myti dashnia”, një frazë që tërhoqi vëmendjen dhe bëri përshtypje te ndjekësit.

Deri tani Fero nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me postimin, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga publiku.

Raportohet se ndjekësit aluduan nëse mbishkrimi ishte një mesazh me domethënie personale apo thjesht një shprehje e frymëzuar nga atmosfera e këngës.