Foto: UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzës për racizëm

UEFA nis hetim ndaj Arbër Hoxhës pas akuzës për racizëm

UEFA ka hapur hetim pas një incidenti të dyshuar racist në ndeshjen mes Vikingut dhe Dinamo Zagrebit, ku në qendër të pretendimeve është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.

Dyshohet se mesfushori i Vikingut, Tobias Moi, e ka denoncuar pranë UEFA-s një përplasje me Hoxhën gjatë ndeshjes së kthimit të fazës play-off të Champions League. Pretendimi lidhet me përdorimin e një shprehjeje raciste gjatë incidentit.

Hetimi i UEFA-s pritet të shqyrtojë rrethanat e përplasjes dhe pretendimet e bëra pas ndeshjes. Deri tani, bëhet fjalë për një akuzë që po hetohet dhe jo për një shkelje të provuar apo një vendim përfundimtar ndaj futbollistit.