Foto: Trumpi publikon video të krijuar me AI, ishulli Kharg paraqitet duke u bombarduar

Trumpi publikon video të krijuar me AI, ishulli Kharg paraqitet duke u bombarduar

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka publikuar në Truth Social një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën ishulli Kharg paraqitet duke u bombarduar. Në përshkrimin e videos shkruhet: “Ishulli Kharg hidhet në erë”.

Publikimi vjen pasi tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas rreth një muaji qetësie relative. Videoja paraqet një skenar të krijuar me AI dhe nuk dëshmon se një sulm i tillë ka ndodhur.

Ishulli Kharg është pika kryesore e eksporteve të naftës iraniane. Përfshirja e tij në videon e publikuar nga Trumpi e rikthen këtë lokacion në qendër të vëmendjes, në një kohë kur përplasjet mes Washingtonit dhe Teheranit po marrin sërish një drejtim të tensionuar.