Trupi i Ratko Mlladiqit mbërrin në Beograd, gjashtë ushtarë bartin arkivolin
Trupi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka mbërritur në Beograd, ku arkivoli i mbuluar me flamurin e Serbisë u bart nga gjashtë ushtarë.
Avioni i Qeverisë së Serbisë, i cili transportonte trupin e Mlladiqit, ka ateruar në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd. Pas mbërritjes, arkivoli u nxor nga avioni nga gjashtë ushtarë.
Trupi i tij është dërguar më pas në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Zhvillimi lidhet me kthimin e trupit të Mlladiqit në Serbi, pas transportimit me avionin qeveritar serb.