Foto: Rama për Serbinë: Nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Rama për Serbinë: Nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar raportimet për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mlladiqit në Serbi, duke kundërshtuar organizimin e një ceremonie shtetërore për të. “S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ka deklaruar Rama.

Rama e cilësoi Mlladiqin “kasap të Ballkanit”, ndërsa iu referua vendimit që ai të përcillej me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit. Deklarata e tij u bë gjatë diskutimit për idenë e integrimit gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku mund t’i kërkohet llogari dhe t’i bëhen të qarta standardet e përgjegjësitë që duhet të përmbushë. Ai tha se Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin përmes dialogut dhe jo duke e lënë atë jashtë tryezës.

Rama e përmblodhi qëndrimin e tij duke thënë se Serbinë është më mirë ta kesh në tryezë dhe t’i thuash se nuk mund të organizojë funeral shtetëror për një “kasap”, sesa ta lësh në “ujëra të pasigurta”.