Syla kërkon që gjyqtarët e Hagës të shohin ceremoninë për Mlladiqin
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka thënë se pamjet e pritjes shtetërore që Serbia ia organizoi Ratko Mlladiqit duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës, të cilët po gjykojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Sylës, këto pamje duhet të shërbejnë si alarm për drejtësinë ndërkombëtare, në një kohë kur në Hagë po zhvillohen procese ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë, brenda dhe jashtë Kosovës, të flasin për këtë çështje. Syla ka thënë se kjo do të ndihmonte të kuptohej se me kë ka pasur punë Kosova dhe se sa shumë po gjykohet Kosova.