Seanca e 9 shtatorit përplas pushtetin dhe opozitën
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sërish më 9 shtator, në orën 11:00, një vendim që ka përplasur pushtetin me opozitën. PDK-ja dhe AAK-ja e akuzojnë shumicën për shkelje të afateve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e njoftoi më 4 shtator caktimin e mbledhjes së radhës. Sipas tij, vendimi u mor pas marrëveshjes ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Marrëveshja lidhet me kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Caktimi i seancës për 9 shtatorin ka nxitur kundërshtime nga PDK-ja dhe AAK-ja, të cilat pretendojnë se janë shkelur afatet për procedurën parlamentare.