Pas takimit me Putinin, emisarët amerikanë mbërrijnë në Kiev
Pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Kiev, ku janë pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Dy të dërguarit e Shteteve të Bashkuara kanë shkuar në kryeqytetin ukrainas për bisedime lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. Vizita në Kiev vjen pas qëndrimit të tyre në Moskë.
Para nisjes së takimit zyrtar me Zelenskyn, Witkoff dhe Kushner kanë vizituar disa objekte në kryeqytetin ukrainas. Më pas, ata janë pritur nga presidenti ukrainas.