“AlbKings” shfaqet sërish në Telegram, përmenden emra të njohur
Grupi “AlbKings”, i cili në vitin 2024 u bë një prej temave më të diskutuara në Kosovë për shkak të shpërndarjes së materialeve intime pa pëlqim, duket se është rikthyer sërish në Telegram.
Dyshimet janë ngritur pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili ka dërguar pamje të një grupi dhe një kanali në Telegram me emrin “AlbKings”. Pamjet tregojnë se bëhet fjalë për një rrjet që përdor të njëjtin emër.
Në postimet e administruesve premtohen materiale të reja të cilësuara si “VIP” dhe “Premium”. Në listën e emrave të përmendur janë Noizy, Enca, Don Xhoni, Xhensila Myrtezaj, Cozman dhe Tuna.
Rikthimi i dyshuar i këtij grupi e sjell sërish në vëmendje shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim, praktikë që kishte shkaktuar reagime të shumta në vitin 2024. Pamjet e dërguara nga qytetari janë bërë pjesë e sinjalizimit për aktivitetin e grupit në Telegram.