Foto: Kalaja e Prizrenit rihapet sot, por disa zona mbeten të mbyllura

Kalaja e Prizrenit rihapet sot, por disa zona mbeten të mbyllura

Kalaja e Prizrenit rihapet sot për vizitorët, më 7 shtator 2026, duke nisur nga ora 12:00. Megjithatë, qasja nuk do të jetë e plotë në të gjitha pjesët e saj.

Për shkak të punimeve infrastrukturore që po vazhdojnë, disa zona të Kalasë do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për arsye sigurie.

Vizitorëve u është bërë thirrje t’i respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura në zonat ku po kryhen punimet.