Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Vazhdon gjykimi ndaj Boban Toniqit, dëshmojnë ish-të burgosurit e Dubravës

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj Boban Toniqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Procesi po zhvillohet me dëshmi të ish-të burgosurve të Dubravës.

Në seancën e sotme po dëgjohen ish-të burgosurit e Burgut të Dubravës, të cilët pritet të rrëfejnë para trupit gjykues për trajtimin që kanë përjetuar gjatë luftës.

Dëshmitë e tyre pritet të përfshijnë edhe pretendimet për dhunë të ushtruar ndaj tyre gjatë kohës së luftës. Këto dëshmi po paraqiten në kuadër të shqyrtimit gjyqësor ndaj Toniqit, për të cilin procesi vazhdon në Departamentin Special.