Dështon seanca ndaj ish-kryeprokurorit Haxhi Dërguti, mungojnë tre të akuzuar
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, dhe tre të bashkakuzuarve të tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Shkak për moszhvillimin e seancës ishte mungesa e tre nga katër të akuzuarit. Për këtë arsye, nuk u krijuan kushtet ligjore për vazhdimin e procedurës gjyqësore.
Në këtë seancë, të pandehurit pritej të deklaroheshin lidhur me fajësinë. Megjithatë, mungesa e shumicës së të akuzuarve bëri që shqyrtimi fillestar të mos zhvillohej.