Foto: Gashi i përgjigjet Rashiqit: “Krejt çka kam thënë është e vërtetë”

Gashi i përgjigjet Rashiqit: “Krejt çka kam thënë është e vërtetë”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas mohimit të akuzave për deklarata ndaj shqiptarëve.

Rashiqi kishte mohuar se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i kishte quajtur shqiptarët “terroristë”. Në reagimin e tij, Gashi ka thënë se gjithçka që ka deklaruar është e vërtetë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka pretenduar se Rashiqi vetë i kishte rrëfyer për rastin e djalit të tij të mitur dhe për lëndimin e dorës. Sipas Gashit, kjo bisedë ishte zhvilluar gjatë një takimi jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme.