Foto: BE reagon ndaj varrimit shtetëror të Ratko Mlladiqit

BE reagon ndaj varrimit shtetëror të Ratko Mlladiqit

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj vendimit që ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiqi, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të varroset me ceremoni shtetërore.

Në deklaratën e zëdhënësit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, BE-ja thekson se glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Bashkimin Evropian ose në vendet kandidate.

BE-ja shprehu solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke i cilësuar konfliktet e armatosura të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor si “ndër momentet më të errëta të Evropës në historinë e saj të kohëve të fundit”.

Brukseli rikujtoi se Mlladiqi vdiq derisa po vuante dënimin e përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Srebrenicë.