Foto: Berisha kundërshton marrëveshjen për Gjesti-n: “Privilegj i papranueshëm”

Berisha kundërshton marrëveshjen për Gjesti-n: “Privilegj i papranueshëm”

Avokati Besnik Berisha ka kundërshtuar në tërësi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të lidhur ndërmjet Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, dhe Prokurorisë.

Berisha, i cili në këtë proces përfaqëson Onima-n, ka vlerësuar se Prokuroria është treguar e butë dhe e mëshirshme ndaj Kelmendit. Sipas tij, në këtë rast nuk është ndjekur praktika gjyqësore e zbatuar në raste të ngjashme.

“Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk do ta kishte privilegjin që e pati Besart Kelmendi”, ka deklaruar Berisha, duke kërkuar që Kelmendi të trajtohet njësoj si çdo qytetar tjetër dhe që në proces të respektohen Kushtetuta dhe ligji. Besart Kelmendi e ka pranuar fajësinë, ndërsa për miratimin ose refuzimin e marrëveshjes pritet të vendosë Gjykata.