Foto: Nis në Hagë seanca vendimtare për katër ish-krerët e UÇK-së

Nis në Hagë seanca vendimtare për katër ish-krerët e UÇK-së

Në Hagë ka nisur seanca vendimtare për shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa katërshja pritet të marrë verdiktin final nga Gjykata Speciale për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Transmetimi i seancës për publikun në Kosovë po përcillet me 10 minuta vonesë. Zhvillimi shënon nisjen e seancës së shumëpritur për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së.