Kryegjyqtari Smith: 345 persona u trajtuan mizorisht gjatë luftës
Kryegjyqtari Charles Smith deklaroi se trupi gjykues ka konstatuar trajtime mizore ndaj 345 personave gjatë periudhës nga prilli i vitit 1998 deri më 20 qershor 1999. Sipas gjetjeve të paraqitura prej tij, 303 prej këtyre personave u torturuan.
Smith tha se përfundimet janë nxjerrë bazuar në tërësinë e provave të shqyrtuara nga trupi gjykues. Gjetjet lidhen me kushtet e ndalimit dhe trajtimin e personave në qendrat e ndalimit të shqyrtuara.
Sipas kryegjyqtarit, trupi gjykues ka konstatuar gjithashtu se anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krijuan dhe mbajtën kushte çnjerëzore ndalimi në qendra të ndryshme në Kosovë dhe në veriun e Shqipërisë.