Foto: Nëna e Hashim Thaçit nuk e di se sot shpallet vendimi në Hagë

Nëna e Hashim Thaçit nuk e di se sot shpallet vendimi në Hagë

Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk është në dijeni se sot në Hagë shpallet vendimi ndaj djalit të saj dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Familjarët kanë vendosur të mos ia tregojnë vendimin në rast se Thaçi dënohet, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Nëse katërshja lirohet, ata kanë thënë se do t’ia bëjnë të ditur lajmin.

Këtë e ka bërë të ditur kushëriri i Thaçit, Halimi. Ai ka thënë se familja dhe të afërmit po presin lirimin e tij, ndërsa kanë ndier mungesën e madhe të ish-presidentit gjatë kohës që ai ndodhet në Hagë.

Seanca për shpalljen e vendimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit ka nisur sot në orën 10:00.