Haradinaj pas vendimit në Hagë: I padrejtë, beteja duhet të fitohet në shkallën e dytë
Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke thënë se beteja duhet të fitohet në shkallën e dytë.
Përmes një videoje, Haradinaj e ka kundërshtuar vendimin dhe ka deklaruar se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë në procesin gjyqësor.
Haradinaj ka thënë se vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë, ndërsa ka përsëritur se hapi i radhës duhet të jetë përpjekja për ta fituar betejën në shkallën e dytë.