Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Policia përdor ujë ndaj qytetarëve pranë Gjykatës Speciale në Hagë

Situata është përshkallëzuar në Hagë, ku policia ka përdorur ujë ndaj qytetarëve që ishin mbledhur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Forcat policore kanë nisur t’i shpërndajnë qytetarët dhe u kanë kërkuar të largohen nga hapësira përreth gjykatës, duke mos qëndruar pranë objektit. Ndërhyrja është zhvilluar në zonën përreth Dhomave të Specializuara.

Pamjet nga Haga tregojnë forcat policore duke ndërhyrë pranë gjykatës, ndërsa qytetarët janë larguar nga zona. Në këtë hapësirë gjatë ditës janë mbledhur qytetarë nga Kosova dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së për të përcjellë zhvillimet e procesit gjyqësor.