Foto: Protesta para EULEX-it në Fushë-Kosovë tensionohet, thyhen xhamat

Protesta para EULEX-it në Fushë-Kosovë tensionohet, thyhen xhamat

Protesta para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë është tensionuar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të objektit, ndërsa janë thyer xhamat e ndërtesës.

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur para selisë së EULEX-it për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Një pjesë e tyre kishin marshuar në këmbë drejt zyrave të misionit në Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.

Në zonë janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës, përfshirë njësi të angazhuara për sigurimin e objektit dhe menaxhimin e situatës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Thaçi dhe Krasniqi morën nga 25 vjet burgim, Veseli 18 vjet, ndërsa Selimi 13 vjet.