Foto: Pesë shtetas të huaj shoqërohen në Ferizaj, dyshohet për qëndrim të parregullt

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në Ferizaj, dyshohet për qëndrim të parregullt

Pesë shtetas të huaj janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor. Sipas njoftimit të Policisë në Ferizaj, rasti u raportua më 08.08.2026, rreth orës 10:30.

Njësitet policore reaguese dolën në vendin e ngjarjes, identifikuan dhe më pas shoqëruan për në stacion pesë persona. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas verifikimeve fillestare, të shoqëruarit janë katër shtetas të Qipros dhe një shtetas i Pakistanit. Personat e identifikuar janë: A.A., 22 vjeç; S.M., 28 vjeç; S.SH., 20 vjeç; A.R., 26 vjeç; M.S., 28 vjeç.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila pritet të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore. Hetimet dhe veprimet procedurale vazhdojnë nga njësitet kompetente.