Zelensky në Beograd: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në Beograd se politika e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet e pandryshuar. Deklarata u bë gjatë vizitës së tij në Serbi.
Ai tha: “Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare.”
Zelensky falënderoi Serbinë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përmendur edhe Krimenë.
Gjatë një konference për media në Beograd, ai foli së bashku me presidentin serb Aleksandar Vučić.
Aleksandar Vučić njoftoi gjithashtu se në Serbi, në mesin e shtatorit, do të hapet një fabrikë dronësh në bashkëpunim me partnerë izraelitë.