Foto: Një deklaratë zbuloi armën në Viti, 50-vjeçari e dorëzoi

Një deklaratë zbuloi armën në Viti, 50-vjeçari e dorëzoi

Një deklaratë e dhënë nga një i mitur gjatë intervistimit për një rast tjetër çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arme zjarri në Viti, ndërsa 50-vjeçari e dorëzoi pistoletën te organet kompetente.

Më 25 shtator, gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Viti për një rast që lidhej me “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Sulm”, i mituri deklaroi se gjatë verës kishte pasur në shtëpi një armë zjarri dhe se kishte shtënë me të një herë.

Pas kësaj deklarate, arma u zbulua dhe u sekuestrua. 50-vjeçari e dorëzoi vullnetarisht pistoletën, së bashku me një karikator, ndërsa të dy personat u intervistuan në praninë e mbrojtësve ligjorë.