Foto: Sulmi me thikë te “Fer Petrol” në Skenderaj, dy të dyshuarit në paraburgim

Sulmi me thikë te “Fer Petrol” në Skenderaj, dy të dyshuarit në paraburgim

Dy persona të dyshuar për një sulm me thikë në Skenderaj janë vetëdorëzuar dhe tashmë ndodhen në paraburgim. Ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 22:20, në pompën e derivateve “Fer Petrol”, në rrugën “Azem Bejta”. Viktima, J.V., 34-vjeçar, ishte sulmuar në këtë lokacion.

Dyshohet se përplasja lidhet me kamerat kundër gjuetisë ilegale. Dy të dyshuarit fillimisht ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas janë vetëdorëzuar dhe janë vendosur në paraburgim.