Videoja që alarmoi shkollën në Dragash, katër të dyshuar në ndalim

Një video me përmbajtje seksuale mes të miturve ka alarmuar një shkollë në Dragash, ndërsa katër të dyshuar janë ndaluar. Rasti po hetohet nga organet kompetente në rajonin e Prizrenit për dhunim dhe materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Rasti përfshin disa të mitur dhe nisi të hetohej pasi videoja kishte filluar të qarkullonte mes nxënësve të një shkolle. Për shkak të natyrës së ndjeshme të ngjarjes, të miturit nuk identifikohen.

Sipas të dhënave për rastin, ngjarja është zbuluar më 23 shtator, rreth orës 15:50, në fshatin Buqe të Dragashit. Psikologu i një shkolle fillore kishte njoftuar organet kompetente pasi te disa nxënës po qarkullonte videoja.

Në video shihej një djalë duke prekur në pjesët intime një vajzë të mitur. Hetimi po zhvillohet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe përmbajtjen e materialit që kishte qarkulluar mes nxënësve.