Foto: Rama kritikon SPAK-un për arrestin shtëpiak të Vlorës Hysenit

Rama kritikon SPAK-un për arrestin shtëpiak të Vlorës Hysenit

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si SPAK-u po e administron rastin e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Ai e ka cilësuar arrestin shtëpiak ndaj saj si një masë të skajshme dhe ka thënë se qasja në këtë rast i ka lënë pa fjalë edhe partnerët e Shqipërisë.

“Pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen e SHISH-it, kërkova një adresim të menjëhershëm”, tha Rama në mesazhin e tij për qytetarët lidhur me hetimin që po zhvillohet.

Rama ka theksuar se çdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deri në fund, ndërsa çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet përmes një procesi të rregullt. Sipas tij, respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk nënkupton heshtje kur shfaqet një shqetësim parimor.